Mohammed Merah, i cili kreu vrasjen e fëmijëve në kolegjin mësimor hebraik të Tuluzës (Toulouse), disa vite më parë ishte arratisur nga burgu në qytetin Kandahar të Afganistanit. Për këtë njoftoi sot drejtori i burgut të Kandaharit.

0Sipas fjalëve të tij, në dhjetor të vitit 2007 Mohammed Merah u arrestua për vendosje bombe në Kandahar dhe u dënua me 3 vjet burg. Por pas disa muajsh ai u arratis gjatë një ikje masive të të burgosurve nga vendi i ngujimit.