I dyshuari për sulmin në kolegjin hebraik në qytetin francez Tuluzë (Toulouse) ka ndërmend t’u dorëzohet autoriteteve, deklaroi përpara gazetarëve Ministri i Brendshëm i Francës Claude Gueant.

0“Ne, sigurisht, jemi të mbushur plot vendosmëri për ta marrë të gjallë atë. Ky është prioriteti ynë kryesor tani”, - tha Claude Gueant në një transmetim televiziv direkt. Sipas fjalëve të tij, më parë ky person në shkëmbim të një radioje komunikimi hodhi nga dritarja pistoletën, por, dihet gjithashtu, se ai ka në dispozicion edhe armë të tjera.