Një tërmet i fuqishëm u regjistrua sot jo larg resortit meksikan Acapulco në brigjet e Oqeanit Paqësor. Magnituda e tërmetit rezultoi 7.4 ballë. Epiqendra e tij ndodhet 25 kilometra larg qytetit Ometepec në shtetin Guerrero, ku janë dëmtuar dhe shkatërruar jo më pak se 800 shtëpi. Dridhjet dhe lëkundjet nëntokësore u ndjenë deri në Mexico City.

0Njoftohet se në Mexico, si rezultat i tërmetit të fuqishëm, mbi një mikrobus u shemb një urë këmbësore. Me sa duket, edhe atje, fatmirësisht, puna kaloi pa viktima. Vazhdojnë të vijnë lajme mbi ndërprerjen e linjës së telefonisë celulare dhe energjisë elektrike në disa rajone të vendit. Shërbimet komunale po merren tani me riparimin e rrugëve automobolistike dhe linjave hekurudhore.