Ndihmësi i Kryeministrit të Libisë njoftoi, se Mauritania ka rënë dakort për të ekstraduar ish Shefin e shërbimeve sekrete të Libisë Abdullah Senussi.

Interpoli lëshoi një urdhër për arrestimin e Abdullah Senussi dhe ekstradimin e tij në Libi që disa ditë më parë, por deri tani autoritetet e Mauritanisë nuk patën njoftuar asgjë mbi vendimin e tyre në lidhje me këtë çështje.

0Ekstradimin e 63-vjeçarit Abdullah Senussi po e kërkojnë me këmbëngulje edhe Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë dhe Franca, ku ai është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm mbi bazë të akuzave për minimin e aeroplanit francez në vitin 1989 dhe vrasjen e 170 personave.