Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko e quajti tragjedi personale ekzekutimin e Vlladisllav Kovalov dhe Dimitri Konovallov, të dënuar për organizimin e sulmeve terroriste në metronë e Minskut më 11 prill të vitit 2011.

0“Për mua kjo është një tragjedi e radhës në jetën time. Por mbi të gjitha unë bashkëpërjetoj me prindërit e këtyre personave, të cilët, mjerisht, nuk mund t’i ndihmoj dot. Eh!”, - tha Aleksandër Llukashenko në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv “Russia today”.