Në prag të 9-vjetorit të fillimit të operacionit ushtarak në Irak, i cili i bie datës 20 mars, në kryeqytetin e vendit Bagdad mbretëron gjallëria. Vërtet, jo në lidhje me përvjetorin në fjalë - pas një jave në Bagdad do të zhvillohet samiti i Lidhjes së Shteteve Arabe. Iraku po rikthehet në jetën normale - pikërisht këtë dhe duhet të demonstrojë samiti. Por i gjithë problemi konsiston në ritmet e rikthimit.

Ushtari i fundit amerikan u largua nga Iraku në fund të dhjetorit të vitit 2011. Por deri tani nuk është e qartë nëse u arritën pikësynimet e luftës, u eliminuan vallë rreziqet kërcënuese për të cilat pat folur administrata e mëparshme amerikane në Uashington. Dhe më kryesorja - çfarë paqe lanë amerikanët në Irak.

Pretekst zyrtar për ndërmarrjen e intervencionit në Irak shërbyen druajtjet e administratës së Presidentit George W. Bush, se Sadam Huseini po prodhon dhe po grumbullon armë të shkatërrimit në masë. Vërtetë, inspektorët e OKB-së, të cilët patën punuar për disa vite me radhë në Irak para fillimit të luftës, nuk mundën të gjejnë asnjë konfirmim të këtyre presupozimeve. Në shumë gjëra pikërisht për këtë arsye OKB-ja nuk dha pëlqimin e vet për zhvillimin e operacionit ushtarak kundër Irakut. Në mënyrë mjaft aktive dhe konsekuente kundër tij dolën Republika Federale Gjermane, Franca dhe Rusia. Megjithatë, SHBA, pasi krijuan koalicionin anti-irakian, më 20 mars të vitit 2003, në shkelje të Kartës së OKB-së, filluan intervencionin ushtarak në Irak.

Kjo histori i kushtoi nxirjen e reputacionit Amerikës. Dhe atë mund ta rregullonte vetëm demokratizimi i Irakut, por kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, ashtu siç dhe patën parashikuar shumë ekspertë, në vend filluan mosmarrëveshjet ndërfetare dhe aktivizimi i ndjeshëm i grupeve ekstremiste.

Një lojtare mjaft e rëndësishme politike u bë në këtë vend “Al-Qaeda”. Vetëm këtë vit kjo organizatë mori mbi vete përgjegjësinë për një seri sulmesh të kryera njëkohësisht në 12 qytete, si rezultat i të cilave u vranë 60 veta dhe u plagosën 225 të tjerë.

Në lidhje me këtë, pavarësisht nga reduktimi i ndjeshëm i stafit të Ambasadës Amerikane në Bagdad, numri i përfaqësive të CIA-s atje vazhdon të mbetet ende i paprekur. Bashkëpunëtorët e zbulimit (inteligjencës) amerikan përqendrohen jo vetëm në survejimin e situatës në Irak, por dhe në parandalimin e veprimtarisë së “Al-Qaeda”.

Nga ana tjetër trupat amerikane, të cilat merren me ruajtjen e rendit në vend, kanë ndryshuar strukturat e mercenarëve nga kompanitë private ushtarake dhe të sigurisë. Por rregulli nuk është vënë në vend megjithatë.

0Në samitin e Lidhjes së Shteteve Arabe në Bagdad me siguri do të diskutohet edhe situata në Siri. Për përkrahësit e ndërhyrjes nga jashtë në të, problemet aktuale të Irakut mund të shërbejnë si një paralajmërim. Ndoshta, për këtë mund të jetë i dobishëm shembulli i Libisë së pasluftës, vendit, i cili priti në vitin 2010 samitin paraardhës të Lidhjes së Shteteve Arabe. Në të, në rolin e të zotit të shtëpisë, doli atëhere Muammar Gaddafi.

Andrei Iliashenko