Në një fushë të rajonit Kuibishev të qarkut Novosibirsk u gjet një fragment misterioz metalik. Lartësia e objektit është gati 2 metra, pesha e tij rreth 200 kilogramë dhe presupozohet se ai është bërë prej titani. Specialistët e Agjencisë Kozmike Ruse (“Roskozmos”) nuk po munden të përcaktojnë ende prejardhjen e këtij objekti. Fragmenti nuk është pjesë rakete balistike, deklaroi të martën Zëdhënësi për shtyp i “Roskozmos”.

0Konkluzioni përfundimtar në lidhje me origjinën e fragmentit metalik do të nxirret pas studimit të hollësishëm të këtij objekti prej specialistëve.