Ekonomia botërore është ngritur nga humnera, por vazhdon të ndjehet ende megjithatë dobësia e sistemit financiar ndërkombëtar. Një mendim të tilllë shprehu Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde gjatë fjalës së marrë në konferencën me temë “Kina dhe India: ruajtja e zhvillimit të qëndrueshëm”, e cila u hap të martën në Nju Delhi.

0Sipas mendimit të saj, hapat e Bankës Qendrore Evropiane dhe disa vendeve evropiane kanë ndihmuar për stabilizimin e gjendjes së përgjithshme në ekonomi.