Verhovnaja Rada (Parlamenti ukrainas) u pajtua me konkluzionet e Komisionit për Hetimin e “çështjes së bujshme të gazit”, sipas të cilit në veprimtarinë e Julia Timoshenkos në postin e Kryeministres së Ukrainës janë zbuluar shenja të tradhtisë shtetërore. Deputetët premtojnë ta qarkullojnë këtë raport midis parlamentarëve të të gjitha vendeve.

Parlamenti i Ukrainës miratoi dekretin përkatës mbi rezultatet e raportit të përkohshëm të Komisionit Hetimor për hetimin e rrethanave të nënshkrimit të marrëveshjeve të gazit në mes të kompanisë aksionere kombëtare “Naftogaz Ukraini” dhe koncernit rus “Gazprom” në vitin 2009.

0Kryetarja e Komisionit Inna Bogosllovskaja, duke paraqitur raportin në fjalë, deklaroi se Komisioni për hetimin e “çështjes së gazit” ka gjetur gjithashtu fakte të interesit personal të Timoshenkos në nënshrimin e “kontratave të gazit” me Federatën Ruse.