0Ato merren, gjithashtu, me organizimin e referendumit në mbarë Rusinë kundër anëtarësimit të saj në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Pasuesit e referendumit janë të bindur se ekonomia ruse nuk do ta përballojë dot konkurrencën nga ana e anëtarëve më të fortë të organizatës. Hyrja në këtë organizatë dëmton më së shumti industrinë e lehtë dhe ushqimore. Ekspertët vërejnë, se kjo ide nuk gëzon mbështetje serioze. Shumica janë dakort me kushtet e anëtarësimit të Rusisë në OBT. Pos kësaj, shteti nuk ka ndërmend t'i lërë prodhuesit rusë në mëshirë të fatit, shprehet ekonomistja ruse Darja Ushkallova:

- Për ndërmarrjet, të cilat mund t’i bëjnë ballë normalisht konkurrencës së tregut, bashkangjitja në OBT nuk do të jetë rrezik kritik. Do kenë pasoja ato që nuk janë gati për të përballuar konkurrencën. Por shteti nuk do distancohet krejtësisht nga roli rregullator në veprimtarinë ekonomike me jashtë. Do të ndërmerren masa, nëse do kërcënohet zhvillimi i degëve të caktuara të ekonomisë. Rregullat dhe normat e OBT-së e presupozojnë një gjë të tillë.

Organizatorët e referendumit ishte e domosdoshme të vepronin më parë. Tani, kur për përfundimin e gjithë procedurave kanë mbetur veç pak muaj, nisma e tyre është e padobishme, shpreh bindjen Paul Kalinjiçenko:

- Me këtë gjë duhej marrë më herët. 18 vjet ne kemi tentuar anëtarësimin në OBT, kurse ata kanë heshtur. Dhe në momentin më të fundit vendosën të deklaronin qëndrimin e tyre. Më shumë kundërshtarët e OBT-së po përpiqen sot, që në valët e prirjeve të protestave, të përfitojnë ndonjë favor për vete.

Nismëtarët e referendumit nuk janë dakort me përfundime të tilla. Ata janë të bindur, se më parë nuk ka qenë e domosdoshme veprimtaria aktive, ngaqë Rusinë nuk donin ta pranonin në OBT, deri në momentin më të fundit. Një referendum i kushtueshëm në këtë rast, ishte, thjesht, i panevojshëm.

Tani nismëtarët e fushatës janë të zënë me regjistrimin e gjithë formaliteteve të domosdoshme. Paralelisht, ata synojnë që me organizimin e referendumit, të zhvillojnë një seri aktesh të vendosjes së piketave në mbarë Rusinë kundër bashkangjitjes së saj në OBT. Aksioni i parë po zhvillohet me 20 mars në Moskë, përballë Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik të Rusisë.

Maria Vesnovskaja