Në Francë filloi kërkimi intensiv i vrasësit, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri në jug të vendit për shtatë ditët e fundit 3 fëmijë dhe 4 persona të rritur. Për herë të parë në histori Presidenti vendosi nivelin më të lartë - atë të kuq - të planit anti-terrorist dhe shpalli alarmin maksimal në gjithë territorin e rajonit Midi-Pyrenees. Tani mund të pezullohet mësimi në shkollat dhe universitetet e vendit, të kufizohet apo të anulohet plotësisht lëvizja e transportit publik në qytete.

0Policia është mëse e bindur se po i njëjti person i panjohur vrau më 11 mars në Tuluzë (Toulouse) një ushtarak të regjimentit të desantit ajror, pas katër ditësh tre ushtarakë të desantit në Montauban, ndërsa më 19 mars ndërmori një sulm në një kolegj hebraik, duke vrarë 3 fëmijë dhe mësuesin e tyre. Organet e ruajtjes së rendit të Francës besojnë se vrasjet mund t’i ketë kryer ndonjë islamist apo anëtar i një grupi radikal.