Parlamenti në Egjipt ra dakort të paguajë kompensim për viktimat e përleshjeve gjatë demonstrave kundër ish Presidentit të vendit Hosni Mubarak. Çdo pjesëmarrës i protestave, që është bërë invalid për shkak të lëndimeve apo plagëve të marra, do të përfitojë 100.000 paund egjiptiane (rreth 17.000 $). Fillimisht presupozohej që dëmshpërblimi t’i paguhej vetëm familjeve të të vrarëve.

0Me qëllim që të hyjë në fuqi ky ligj, ai duhet të miratohet nga Këshilli Suprem Ushtarak i Egjiptit, i cili ka marrë në duart e veta pushtetin ekzekutiv në vend pas përmbysjes së Hosni Mubarak në shkurt të vitit të kaluar.