Rusia që nga dita e martë (20 mars) do të pezullojë përkohësisht importet e derrave të gjallë dhe bagëtive (lopëve, viçave, dhive e deleve) nga Bashkimi Evropian. Këtë masë “Rosselhoznadzor” (Shërbimi Federal i Rusisë për Monitorimin Veterinar dhe Fitosanitar) e mori për shkak të shpërthimeve të shpeshta të viruseve vdekjeprurëse për blegtorinë në vendet evropiane.

0Kufizimet e importit do të zbatohen vetëm ndaj kafshëve që shkojnë për therje. Importi i bagëtive për mbarështim do të ruhet gjatë forcimit të kontrollit veterinar. Ekspertët besojnë se kjo masë nuk do të çojë në defiçitin e mishit në tregjet e Rusisë dhe në rritje të çmimeve të tij.