Në Greqi 36.000 persona me rrugë mashtrimi kanë marrë ndihma në shuma të konsiderueshme, përfitime sociale apo pensione. Mashtrimi i tyre u arrit të zbulohet pas regjistrimit të përsëritur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë të vendit të përfituesve. Dikush ka vazhduar të marrë pensionin pas vdekjes së të afërmve, dikusht tjetër një herë në muaj shtirej si i verbër apo i shurdhër e kështu me radhë. Në këtë mënyrë nga arka e shtetit kanë rrjedhur qindra miliona euro çdo muaj.

0Ministria greke e Shëndetësisë insiston në ndjekjen penale të invalidëve të rremë. Shkurtimi i përfitimeve sociale ishte një nga kushtet e vendosura për marrjen nga Greqia të kredisë së BE-së, pa të cilën vendi do të ishte i detyruar të shpallte falimentimin e vet.