Gadishulli i Kamçatkës (Lindje e Largët e Rusisë) është përfshirë nga një ciklon i fuqishëm. Ai erdhi nga Japonia dhe solli me vete borë të lagësht, stuhi e shtrëngata. Në rajone të veçanta shpejtësia e erës arrin deri në 27 metra për sekondë.

Për shkak të reshjeve të dendura e të bollshme të dëborës në qytetin Petropavllovsk-Kamçatskij është rënduar shumë trafiku rrugor, është ndërprerë komunikimi me autobusa me zonat periferike. Në shkolla është anuluar mësimi për klasat fillore. Në aeroportin e qytetit 200 pasagjerë presin fluturimet e vonuara për në Moskë. Shërbimi meteorologjik ka paralajmëruar mbi rrezikshmërinë e lartë të rrëshqitjes së orteqeve nga shpatet e vullkaneve dhe kodrave.

0Drejtoria rajonale e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) i bën thirrje sportistëve dhe turistëve të përmbahen nga ngjitjet në male. Sipas parashikimeve të sinoptikëve, Gadishulli i Kamçatkës do të ndodhet nën pushtetin e ciklonit deri në mesin e javës, ndërsa më pas moti do të fillojë të përmirësohet gradualisht.