Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e quan të çuditshëm faktin, se autoritetet e SHBA, pavarësisht nga synimi për të tërhequr trupat e Aleancës së Atlantikut të Veriut nga Afganistani në vitin 2014, po diskutojnë me Kabulin mundësinë e ruajtjes në territorin e këtij vendi të disa bazave ushtarake.

0“Unë mendoj se territori i Afganistanit nuk duhet të shfrytëzohet për krijimin e objekteve të caktuara ushtarake, të cilat mund të ngjallin shqetësimin e vendeve të treta”, - vuri në dukje ai.