Obligacione të falsifikuara shtetërore amerikane me vlerë 100 milionë $ u konfiskuan në Poloni, u arrestuan 8 persona me dyshimin për mashtrim.

0Gjatë bastisjes të së dielës në periferitë e qyteteve polake Krakov dhe Lublin u ndaluan 3 polakë, 2 italianë, 2 ukrainas dhe 1 moldave. Sipas pohimeve të autoriteteve, ky është rasti i parë në Poloni i konfiskimit të letrave të falsifikuara me vlerë me një shumë të tillë kaq të madhe. Detaje të tjera më të hollësishme në lidhje me këtë ngjarje nuk janë bërë ende të ditura.