Viktima të të shtënave me armë zjarri pranë kolegjit hebre në Francë u bënë 4 persona, tre prej tyre janë fëmijë, njofton Agjencia France Press me referim tek fjalët e Prokurorit Michelle Valle.

Të hënën në mëngjes, pas orës 08:00 të mëngjesit (11:00 me orën e Moskës) një person i panjohur hapi zjarr të çrregullt me armë pranë institucionit arsimor hebre në qytetin francez Tuluzë. Personi i armatosur pas kësaj u zhduk nga vendngjarja me motoçikletë, po ashtu si dhe vrasësi i tre ushtarakëve, të cilët u qëlluan për vdekje javën e kaluar në Tuluzë dhe Montauban.

0Për në vendin e tragjedisë u nisën Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe Ministri i Arsimit Luc Chatel.