Sipas parashikimeve të OKB-së, rritja e popullsisë botërore nga 7 deri në 9 miliardë banorë aty nga vitit 2050 do të kërkojë një rritje të konsiderueshme të prodhimit të produkteve ushqimore. Dhe Rusia mund të bëhet një nga furnizueset kryesore të ushqimit në tregun botëror shumë më herët se në vitin 2050.

Për këtë ekzistojnë edhe baza e rezervave, edhe uji, edhe toka. Të gjitha këto të marra së bashku përbëjnë potencialin jashtëzakonisht të madh agrar të vendit. I gjithë problemi konsiston vetëm në atë, se si të shfrytëzohet në mënyrë të drejtë, efikase, ashtu siç duhet ai, thotë eksperti për problemet e kompleksit agro-industrial të Rusisë Ivan Obolentsev.

- Ne mund të ushqejmë edhe veten, edhe gjithë Evropën, edhe Afrikën dhe madje, nëse do të lindë një domosdoshmëri e tillë, Amerikën. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë absolutisht të gjitha llojet e produkteve ushqimore, ndoshta, me përjashtim të frutave ekzotike. Çdo gjë tjetër ne e kemi në vend dhe bile sasinë e këtyre produkteve ushqimore mund ta dyfishojmë, ta trefishojmë dhe ta dhjetëfishojmë. Për arritjen e këtij pikësynimi duhet vetëm të ndryshojë qasja ndaj degës së bujqësisë.

Në radhë të parë, thonë agrarët, është e nevojshme të ndërtohet zinxhiri logjistik i furnizimeve nga prodhuesi te konsumatori. Ngandonjëherë në rrugën nga fusha deri tek fabrika e përpunimit humbet gati gjysma e prodhimit të kultivuar.

Njëkohësisht me vënien e rregullit në transportimet e brendshme është e domosdoshme të dilet në tregun botëror. Tani për tani Moska është e përfaqësuar mjaft dobët në platformat ushqimore ndërkombëtare, por gjendja duhet të ndryshojë me hyrjen e Rusisë në OBT, mendon Drejtori i Përgjithshëm i Limited Liability Company “Agrosistema” Alexei Dumoulin:

- Në 50 vitet e fundit ne kemi qenë të përjashtuar nga procesi i ushqimit të botës. Për arsye diverse, kryesisht politike. Prandaj ne thjesht nuk ekzistojmë në komunitetin ushqimor ndërkombëtar. Ndërsa hyrja në të i duhet medoemos Rusisë!

0Puna në këtë drejtim ka marrë zhvillim të vrullshëm tani. Në Universitetin Shtetëror të Moskës është krijuar Qendra Euroaziatike për sigurinë ushqimore. Siç vuri në dukje Drejtori i saj Sergei Kiseliov, Qendra destinohet të bëhet një bazë e fuqishme hulumtuese, ekspertize dhe arsimimi, e cila të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore si në nivel rajonal, ashtu dhe në nivel global.

Natalia Kovalenko