Qeveria e Rusisë nuk do të kufizojë në vitin 2012 eksportet e drithërave, deklaroi Kryeministri rus Vladimir Putin në takimin me Zëvendëskryeministrin e parë Viktor Zubkov, i cili kuron sferën e bujqësisë.

Viktor Zubkov njoftoi, se vendi i ka të gjitha mundësitë që të mos vendosë kurrfarë kufizimesh në eksportet e mëtejshme të drithërave, të cilat u vendosën në Rusi në vitin 2010 për shkak të thatësirës së madhe që përfshiu zonën e Rusisë Qendrore.

0Këtë vit eksportet e drithërave mund të arrijnë deri në 27 milionë ton. Zëvendëskryeministri Zubkov vuri në dukje, se çmimet botërore të drithërave tani janë mjaft të larta dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në përfitimin e të ardhurave të mira prej prodhuesve rusë të drithërave.