Rivaliteti sportiv në mes të ekipeve të futbollit “Olimpiakos” dhe “Parathinaikos” më 18 mars në Athinë u shoqërua me përleshje midis tifozëve të klubeve. Grindjet në mes të tifozëve filluan para ndeshjes dhe vazhduan gjatë pushimit pas përfundimittë  pjesës së parë të lojës. Për këtë arsye fillimi i pjesës së dytë u vonua me 35 minuta, njofton Agjencia Associated Press.

0Para fillimit të ndeshjes dhjetëra tifozë, të cilët tentuan të hyjnë në stadium pa bileta, filluan të qëllojnë oficerët e ruajtjes së rendit me gurë, shkopinj dhe shishe me koktej Molotov. Policët iu kundërpërgjigjën atyre me vënien në përdorim të gazit lotsjellës dhe arrestimin e 60 huliganëve. Në pjesën e dytë të lojës tifozët, të cilët arritën të hyjnë në stadium, vazhduan të bëjnë zhurmë e të provokojnë përleshje. Si rezultat ndeshja u ndërpre 8 minuta para përfundimit.