Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjørn Jagland iu drejtua me kritika të ashpra autoriteteve të Bjellorusisë në lidhje me ekzekutimin e organizatorëve të aktit terrorist në metronë e Minskut - Vlladisllav Kovalov dhe Dimitri Konovallov.

0Të shtunën televizioni shtetëror i Bjellorusisë njoftoi, se dënimet me vdekje ndaj Vlladisllav Kovalov dhe Dimitri Konovallov, të dënuar për kryerjen e sulmeve terroriste në Misk dhe në Vitebsk, u ekzekutuan. Vlladisllav Kovalov dhe Dimitri Konovallov u gjetën fajtorë për aktet terroriste të 11 prillit të vitit 2011 në metronë e Minskut, kur u vranë 15 persona dhe 300 të tjerë u plagosën, si dhe ato që patën vend në Ditën e Pavarësisë më 3 korrik të vitit 2008 në Minsk dhe në vitin 2005 në Vitebsk, gjatë të cilave u lënduan më shumë se 100 veta.