Policia lëshoi më shumë se 100 persona, të cilët u arrestuan të dielën për përpjekjen e zhvillimit të një aksioni të pasanksionuar proteste pranë Qendrës televizive “Ostankino” në Moskë.

Opozita e organizoi këtë miting në shenjë proteste kundër shfaqjes në Kanalin televiziv NTV të filmit me titull “Anatomia e protestës”, i cili u transmetua javën e kaluar dhe shkaktoi pakënaqësi të gjerë në radhët e auditorit në Internet.

0Midis të ndaluarve pranë Qendrës televizive “Ostankino” në Moskë ishin koordinatori i Lëvizjes “Fronti i Majtë” Sergei Udalcov, bashkëkryetari i Partisë PARNAS Boris Nemcov, njëra nga lideret e Lëvizjes moskovite “Solidariteti” Anastasia Rribaçenko dhe aktivisti i kësaj lëvizjeje Mihaill Kriger.