India kryeson listën e importuesve më të mëdhenj të armëve nga viti 2007 deri në vitin 2011, njoftohet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen me seli në Stokholm të Suedisë. Asaj i bien për pjesë 10% e të gjitha importeve totale të armëve në botë.

0Në mesin e furnizimeve më të rëndësishme figurojnë 120 avionë gjuajtës Su-30MK dhe aeroplanë gjuajtës të kuvertës MiG-29K nga Rusia si dhe 20 avionë luftarakë bombardues britanikë “Jaguar”. Në vendin e dytë u rendit Koreja e Jugut, së cilës i bien për pjesë 6% të vëllimit të impoteve botërore të armëve.