Plot një vit më parë Forcat Ajrore të Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA filluan operacionin ushtarak në Libi. Pikësynimi i tyre - sigurimi i embargos së armëve për regjimin e Muammar Gaddafi dhe mbyllja e hapësirës ajrore të këtij vendi për forcat libiane, me qëllim që ajo të mos përdorej kundër popullsisë paqësore.

Kjo u deklarua në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u miratua më 17 mars të vitit 2011. Gjatë votimit Rusia, Kina dhe Gjermania abstenuan. Moska nuk votoi “pro” meqenëse e pa të arsyeshme të logjikojë se rezoluta mund të interpretohet sipas mënyrës së vet nga ana e Perëndimit dhe të shërbejë si sinjal për intervencionin ushtarak. Por ajo nuk vendosi veton megjithatë mbi të, meqenëse besonte se zbatimi i rreptë i rezolutës do të çojë në ndërprerjen e konfrontimit ushtarak mes forcave qeveritare dhe kryengritësve. Si përfundim varianti libian i “pranverës arabe” çoi në ndërmarrjen e intervencionit të huaj, përmbysjen nga pushteti dhe vrasjen e Muammar Gaddafi. Operacioni ushtarak i Perëndimit dhe aleatëve të tyre me emrin “Odisea. Agimi (Dawn)” u shndërrua në kaos të plotë për vendin, mendon Presidenti i Institutit rus për Lindjen e Mesme Eugjeni Satanovskij:

- Rebelimi separatist në Benghazi, me të cilin dhe filloi “pranvera arabe” në Libi, mori vazhdimi e vet të logjikshëm. Aktualisht përçarja ndërfisnore në këtë vend po arrin nivelin e gjenocidit, po masakrohen, ndër të tjera, edhe fiset afrikane. Dhe asnjë lloj demokracie moderne nuk lindi në Libi.

Gjatë mbështetjes së luftës së kryengritësve kundër Muammar Gaddafi Perëndimi më pak se për çdo gjë tjetër e vrau mendjen për reformat demokratike në Libi. Atë e preokuponin mbi të gjitha burimet hidrokarbure të këtij vendi. Por as ato ai nuk arriti t’i marrë dot nën kontroll, shprehet me bindje të plotë eksperti rus Sergei Demidenko:

0- Britania e Madhe dhe Franca u përpoqën të vënë nën kontroll naftën libiane. Por shfrytëzimi i vendburimeve të naftës është i mundur vetëm e vetëm në kushtet e stabilitetit politik në vend. Ndërsa kur në Libi vazhdon lufta e të gjithëve kundër të gjithëve, sigurisht, kjo është diçka ireale. BE i krijoi vetes mu nën brinjë një vatër të fuqishme të përhapjes së radikalizmit islamik.

Konstantin Garibov