Në Siçili u zgjua një nga vullkanet më aktivë të planetit - Etna. Ai volli një shtyllë tymi e hiri me lartësi gati 7 kilometra, u ndjenë gjatë kësaj lëkundje nëntokësore. Shatërvanë llave të shkrirë po burojnë nga gryka e një krateri të ri, i cili u krijua në shpatin juglindor të malit.

Shërbimi italian i Shpëtimit raporton se rrezik kërcënues për popullsisë nuk ka, ndërsa aeroporti ndërkombëtar i qytetit Catania vazhdon të punojë në regjim normal.

0Etna ka rreth 400 kratere anësore vullkanike. Me frekuencë një herë në tre muaj në një nga këto kratere ndodh erupsion llave. “Zgjimi” i tanishëm i vullkanit Etna është i katërti që nga fillimi i vitit.