Konfrontime të armatosura kanë shpërthyer në një nga rajonet e Tripolit - Ebu Salim. Autoritetet konfirmojnë se viktima nuk ka - janë plagosur lehtë dy ushtarakë. Ndërkohë agjencitë informative njoftojnë tashmë për disa të vrarë.

0Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e autoriteteve të reja për të rivendosur rendin, pas përmbysjes së regjimit të Muamar Gaddafi, përleshjet midis palëve konfliktuese nuk po rreshtin. Ndërkohë, sot mbushet plot një vit që nga fillimi i intervencionit të huaj në çështjet e Libisë: më 19 mars të vitit 2011 Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy njoftoi se Forcat Ushtarake Ajrore do të japin goditje mbi forcat qeveritare siriane. Shumë shpejt pas kësaj ato u shndërruan në bombardime masive të qyteteve të Sirisë.