Ish Guvernatori i Masaçussetts Mitt Romney po korr një fitore bindëse në zgjedhjet paraprake në Puerto Riko, njoftojnë mediat lokale që marrin pjesë në numërimin e votave.

Më parë me zgjedhjen e vet u përcaktuan në Guam, Ishujt Northern Mariana, Ishujt Virginia - fitues në të gjitha këto territore u bë Mitt Romney. Puerto Riko dallohet nga të tjerët me faktin se “luan” me numrin më të madh të votave të delegatëve të kongresit të ardhshëm të Partisë Republikane - 23.

0Numërimi i votave po vazhdon, por kanalet televizive lokale kanë njoftuar tashmë se Mitt Romney ka fituar 80% të votave.