Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Jakob Kellenberger do të diskutojë në Moskë situatën humanitare në Siri. Të hënën ai do të takohet me Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse Sergei Lavrov, njoftuan në selinë e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Gjenevë.

0Në prag të vizitës së tij Jakob Kellenberger deklaroi, se situata humanitare në qytetet siriane Homs, Ibdib, Ham dhe Deraa, të përfshirë nga trazirat, vazhdon të mbetet tejet e komplikuar. Sipas fjalëve të tij, KNKK ka siguruar me produkte ushqimore, medikamente dhe sende të nevojës së parë mijëra njerëz, por duhet bërë më shumë megjithatë. Kellenberger e vlerësoi mjaft lart vendimin e Rusisë për të alokuar një milion franga zvicerane (më shumë se 1 milion $) për mbështetjen e aktivitetit të KNKK në Siri.