Londra zuri vendin e parë në rejtingun e qyteteve më atraktive në botë për investime. Sipas raportit të përgatitur nga kompania konsulente “Kay-pee-em-Gee” dhe Greater Paris Investment Agency, Londra aktualisht është qyteti më tërheqës në botë për investimet e huaja.

0Në vendin e dytë dhe të tretë renditen Shangai dhe Hong Kong. Një hop mjaft të madh, impresionues ka bërë San Paulo brazilian, i cili zuri vendin e katërt. Në këtë qytet vëllimi i investimeve gjatë dy viteve të fundit është rritur me 160%. Ky tregues i Moskës për 2 vjet është rritur me 60%, duke e renditur kryeqytetin e Rusisë në vendin e tetë në këtë rejting.