Sipas një studimi të zhvilluar nga Fondi “Opinioni Publik” në muajin mars, gati gjysma e rusëve do të dëshironte të shihte në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2018 në mesin e kandidatëve Kryeministrin dhe Presidentin e zgjedhur rishtas Vladimir Putin, rreth 1/3 e të anketuarve - miliarderin Mikhail Prokhorov.

Fitoren në zgjedhjet presidenciale, që u mbajtën më 4 mars, e korri  Kryeministri Vladimir Putin, duke siguruar 63.6% të votave të zgjedhësve. Presidenti i zgjedhur do të drejtojë vendin 6 vjet.

Sipas rezultateve të sondazhit të zhvilluar 48% e të anketuarve do të dëshironin të shihnin në mesin e kandidatëve për në postin më të lartë shtetëror Putinin, 28% - Prokhorovin, nga 17% - Zyuganovin dhe Zhirinovskin, 13% - Mironovin.

0Sondazhi u zhvillua në 100 vendbanime në 43 subjekte të Federatës Ruse. U anketuan 1.500 respondentë.