Të enjten në Budapest u mbajtën mitingje pro dhe kundër politikës së Kryeministrit hungarez Viktor Orban. Më shumë pjesëmarrës u mblodhën në mitingjet në mbështetje të Kryeministrit, i cili deklaroi se Hungaria “nuk do të shndërrohet në koloni të BE-së”.

Në prag Bashkimi Evropian pezulloi dhënien e ndihmës financiare për Budapestin për shkak të defiçitit të lartë buxhetor të tij. Pakënaqësi tek Komisioni Evropian shkaktoi miratimi i një sërë ligjeve nga partia e Viktor Orbanit, të cilët, sipas mendimit të komisionerëve evropianë, cënojnë pavarësinë e Bankës Qendrore nga qeveria e Hungarisë dhe kufizojnë punën e Gjykatës Kushtetuese.

Në mesazhin verbal drejtuar mbështetësve të vet Viktor Orban deklaroi, se Hungaria kërkon një qëndrim të tillë ndaj saj si dhe ndaj shteteve të tjera anëtare të BE-së dhe e krahasoi situatën e krijuar me dominimin e post-luftës të Bashkimit Sovjetik.