Në mbledhjen e zgjeruar të Kolegjiumit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zhvillimit Social Vladimir Putin vlerësoi pozitivisht rezultatet e politikës prioritare të zhvillimit social. “Ne kemi arritur të bëjmë vërtetë shumë gjëra, - konstatoi ai. - Dhe suksesi kryesor, më i madh u bënë tendencat pozitive që evidentohen aktualisht në demografi”.

Sipas të dhënave të përmendura nga Kryeministri, që nga viti 2000 lindshmëria në vend është ritur me 45% dhe janë reduktuar njëkohësisht treguesit e vdekshmërisë foshnjore. Rënia e natyrshme e popullsisë për këtë periudhë u reduktua deri në 7.3 herë, ndërsa jetëgjatësia është rritur me gati 5 vjet, duke tejkaluar kufirin 70-vjeçar.

0Vladimir Putin ka udhëzuar Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar ndihmë suplementare për rajonet, ku situata demografike është ende e paqëndrueshme - Lindjen e  Largët, zonën e Vollgës dhe pjesën evropiane të vendit.