Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Evropian në lidhje me zgjedhjet presidenciale të 4 marsit në Rusi nuk është as objektive, as korrekte, por në Moskë nuk e dramatizojnë punën me këtë fakt. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi i Rusisë në BE Vladimir Çizhov.

0Sipas fjalëve të tij, në këtë rezolutë janë përfshirë pikat me akuzat standarte në adresë të Rusisë, në veçanti, për mosrespektimin e të drejtave të njeriut dhe shkeljet e lejuara gjatë zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë, siç vuri në dukje diplomati rus, rezoluta aktuale doli më pak agresive sesa ato të mëparshmet, sepse “deputetët mendjekthjellët, të arsyeshëm të Parlamentit Evropian e morën iniciativën në duart e veta kësaj here”.