Deklarata e Kreut të Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës (RPK) Ven Czjabao, se në Kinë nevojiten transformime politike, u bë sensacion botëror.

Politologu rus Denis Tjurin e vlerësoi deklaratën e Ven Czjabaos “jo si revolucion të ndërgjegjes politike", por si një përkujtesë për udhëheqësit e rinj të vendit, që të vazhdojnë politikën e butë dhe në vijimësi të reformave, ngaqë, ai do largohet nga posti partiak pas Kongresit të Partisë Komuniste të Kinës. Tani udhëheqja kineze nuk ka si të mos marrë parasysh interesat e brezit më të ri. Të rinjtë kanë të ardhura mjaft të mira, janë miqësuar me Internetin, zotërojnë një anglishte të këndshme, tregojnë interes ndaj botimeve të huaja, kanë mundësi të vizitojnë sitet tajvaneze. Natyrisht, që në këto kushte, zhvillimi i brendshëm i Kinës kërkon zbutjen e sistemit politik”.

Eksperti i quajti si jo të përshtatshme përpjekjet e disa mediave të Perëndimit për t’i lidhur premtimet e Ven Czjabaos, mbi vazhdimin e reformave politike, me rreziqet e shpërthimit “të revolucionit të jaseminit”, të tipit të ndryshimeve në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Nga ana e tij, udhëheqësi i Qendrës së Studimeve Orientale pranë Akademisë Diplomatike të MPJ-së së Rusisë Andrei Vollodin, e përjashtoi mundësinë, që reverancat e Ven Czjaobanit ndaj pluralizmit të jenë bërë nën presionin e Perëndimit:

- Kina është një vend i madh, të cilin Perëndimi kurrë nuk e ka parë në thellësi, vend që jeton me mendjen e tij dhe me interesat e veta. Kina, thjesht, po fillon në mënyrë graduale të kapërcejë nga një paradigmë e zhvillimit politik te tjera. Ky kapërcim do të jetë shkallë-shkallë, duke u shoqëruar me ndryshime të vogla, por në vijimësi. Sigurisht, që kinezët e kanë parasysh përvojën e të ashtuquajturës “pranverë arabe”, apo të të ashtuquajturëve revolucione arabe. Por mendoj, se kjo përvojë, nëse ka ndonjë kuptim, atëhere shqyrtohet vetëm në arësyetimin kritik të përvojës së tanishme kineze. Natyrisht, që kinezët nuk duan përsëritjen e “revolucionit kulturor” të kohërave të Mao Cedunit, pra zhvillimin kaotik të vendit. Prandaj, Ven Czjabao dhe të tjerë udhëheqës të RPK-së po bëjnë një hap paraprak ndaj proceseve të reja social-ekonomike dhe politike.

Sa larg ka për qëllim Pekini të shkojë në rrugën drejt liberalizimit të sistemit politik? Zv.drejtori i Institutit të Vendeve të Azisë dhe Afrikës, pranë Universitetit Shtetëror të Moskës, Andrei Karnejev gjykon, se elita kineze akoma nuk e ka hequr ankthin që ngjalli periudha e “Perestrojkës” së Mihaill Gorbaçovit, që pasoi me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Prandaj hapat realë do bëhen me shumë kujdes dhe gradualisht, mendon Andrei Karnejev.

Konstantin Garibov