Site i Kanalit televiziv rus NTV iu nënshtrua të premten një sulmi nga ana e hakerëve, i cili vazhdoi rreth një orë.

Siç njoftohet në faqen e NTV, sulmi u bë reagim ndaj shfaqjes nga Kanali televiziv rus NTV të filmit dokumentar “Anatomia e protestës”, i cili ngjalli indinjatë tek një pjesë e mirë e auditorit në Internet. Autorët e filmit konfirmojnë në të, në veçanti, se disa pjesëmarrës të mitingjeve të protestave shkojnë atje për të holla.

0Sipas njoftimit, menjëherë pas shfaqjes së filmit në site, si dhe në faqet e NTV në rrjetet sociale, filluan të duken komente fyese rreth filmit dhe në adresë të vetë kompanisë televizive në tërësi, kurse të premten nisi DDoS-sulmi mbi site e NTV. “Numri i ankesave nga kompjuterët e infektuar prej hakerëve sulmues arriti deri në 100 mijë për sekondë. Efikasiteti i funksionimit të NTV.Ru u arrit të rivendoset vetëm pas një ore”, - thuhet në njoftimin e Kanalit televiziv rus NTV.