Rusia insiston që Këshili i Sigurimit i OKB-së të miratojë rezolutën për hetimin e fakteve të trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë, theksoi sot Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov në bisedimet me homologun e tij nga Serbia Vuk Jeremiç.

Kolegu i tij serb, nga ana e vet, vuri në dukje se në lidhje me Kosovën Serbia solidarizohet plotësisht me pozitën e Rusisë. Gjatë takimit me Sergei Lavrovin Vuk Jeremiç konstatoi zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Ai vuri në dukje gjithashtu se e vlerëson mjaft lart pjesëmarrjen e Rusisë në ekonominë e vendit.

“Qendra Rajonale për situata të jashtëzakonshme në Nish pas fillimit të funksionimit të vet do ta ndryshojë krejtësisht situatën në Ballkan, - përfundoi Ministri i Jashtëm serb. - Ky rajon do të bëhet më i sigurt në planin e situatave emergjente”, - shtoi ai.

0(Qendra Rajonale për situata të jashtëzakonshme në Nish pas fillimit të funksionimit të vet të plotë do të punojë në tre drejtime: çminimin e territorit, reagimin ndaj shpërthimit të zjarreve dhe trajnimit. Qendra Rajonale për situata të jashtëzakonshme në Nish është planifikuar të hapet në pranverën e vitit 2012).