Të paktën 12 persona u vranë sot si rezultat i rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kabulit, njofton Kanali televiziv amerikan NBC. Sipas njoftimit të tij, gjetën vdekjen 8 ushtarë turq dhe 4 persona civilë, dy gra dhe dy fëmijë.

0Më parë u raportua se helikopteri i përkiste Forcave Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë në Afganistan. Shkaqet e këtij aksidenti nuk janë evidentuar ende. Sipas të dhënave të NATO-s, rebelë në rajonin e rrëzimit të helikopterit nuk janë parë. Aktualisht në vendngjarje po punojnë bashkëpunëtorët e policisë afgane dhe zjarrfikësit.