Vendet anëtare të BE-së duhet të kthejnë ambasadorët e tyre në Minsk për një javë. Këtë e kërkoi Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton.

Sipas saj, ambasadorët duhet të kthehen në Bjellorusi para fillimit të samitit të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, i cili do të mbahet më 22-23 mars. Pritet që në këtë takim të miratohen sanksione të reja kundër Minskut.

0Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së u tërhoqën nga Bjellorusia në fund të shkurtit. Kjo u parapri nga kthimi në atdhe i diplomatëve të lartë bjellorusë nga Varshava dhe Brukseli si dhe rekomandimet e autoriteteve bjelloruse ambasadorit polak dhe përfaqësuesit të BE-së për t’u larguar nga Minsku. Tërheqja e ambasadorëve ndodhi pas vendosjes së sanksioneve të radhës ndaj Bjellorusisë nga ana e Bashkimit Evropian.