Pushteti në Siri reagoi pozitivisht ndaj propozimeve të Përfaqësuesit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe (LSHA), Kofi Annan, mbi zgjidhjen e krizës në vend. “Siria është e interesuar për suksesin e misionit të emisarit të OKB-së dhe dërgoi një përgjigje të qartë pozitive ndaj propozimeve të tij, të përshatshme me specifikën siriane”, - bëri të ditur përfaqësuesi special i MPJ-së së Sirisë.

Sakaq, për të Dërguarin special të OKB-së, përgjigja zyrtare e Damskut ka nxjerrë në pah pyetje të reja. Me 16 mars Kofi Annan do të mbajë fjalën para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjatë bisedimeve në Damask, Përfaqësuesi special shqyrtoi me udhëheqjen siriane domosdoshmërinë e ndërprerjes së menjëhershme të dhunës nga të gjitha palët në konflikt, si dhe fillimin e dialogut politik. Bashar Assadi nuk u përgjigj menjëherë, por propozimet e përfaqësuesit special nuk i hodhi poshtë megjithatë.

Më vonë, në Ankara, Annani u takua edhe me liderin e Këshillit Kombëtar të Sirisë, Burhan Galjun, i cili në emër të të gjithë opozitës e siguroi Përfaqësuesin special të OKB-së mbi gatishmërinë e bashkëpunimit me të, si dhe u shpreh dakort për ndërprerjen e zjarrit dhe hapjen e korridoreve për ndihmat humanitare.

Nga ana tjetër, këto deklarata nuk hodhën dritë mbi zhvillimet e mëtejshme të situatës në vend. Detajet e bisedimeve, tani për tani, nuk bëhen të ditura.

Përfaqësuesi i Annanit, Ahmad Fauzi, shpjegoi se situata në rajon është e rëndë dhe tragjike, ndërsa koha mjaft e shtrenjtë, që të lejojet zvarritja e krizës. Në këtë kontekst vetë Kreu i shtetit i lejoi vetes të shprehet jo pak.

Assadi nuk nxitoi të reagojë, përfshirë këtu edhe ndaj propozimeve të Rusisë. Referendumi i mëhershëm në vend mbi kushtetutën e re dhe vendimi për të zhvilluar zgjedhje parlamentare do t’ia vlente të përshëndeteshin, nëse ato nuk do të miratoheshin me kaq vonesë. Assadi ra dakort që me 7 shkurt për të zhvilluar bisedime me opozitën, pas takimit me Kreun e MPJ-së ruse Sergei Lavrov. Që nga ajo kohë nga vendi vazhdojnë të vijnë lajme për ballafaqimin e palëve.

Lojtarët e jashtëm e kanë marrë seriozisht misionin e Kofi Annanit. Por në Rusi gjykojnë, se puna për rregullimin e konfliktit sirian nuk duhet kufizuar me kaq, tërhoqi vëmendjen Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, duke mbajtur fjalën, sakaq, në Dumën Shtetërore:

- Do të punojmë edhe më tej në të gjitha drejtimet si me Damaskun, ashtu edhe me grupet e ndryshme të opozitës, me LSHA-në, apo me lojtarët kryesorë të rajonit dhe ata ndërkombëtarë. Dhe sigurisht, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ne dalim, me të gjithë palët në konflikt, në mbështetje të atij misioni, që i është ngarkuar ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan. Ne e mbështesim atë në mënyrë aktive. Afërmendsh, që çdo problem ndërkombëtar sot kërkon një punë kolektive. Dhe kjo gjë i përket në masë të plotë edhe situatës në Siri.

Olga Denisova