Koalicioni botëror i Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, i cili bashkon në radhët e veta më shumë se 200 organizata, kujtoi përvjetorin e fillimit të protestave anti-qeveritare në Siri duke i bërë thirrje Kinës dhe Rusisë. Aktivistët e Koalicionit shpresojnë se Moska dhe Pekini do të bashkohen me rezolutën, e cila dënon veprimet e Damaskut.

0Koalicioni i dërgoi një letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën dënoi sulmet e trupave qeveritare ndaj protestuesve. Që nga fillimi i demonstratave në muajin mars të vitit 2011 në Siri janë vrarë më shumë se 8000 veta.