SHBA-të bënë ankimin e radhës ndaj Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Këtë herë, për rreptësimin e kuotave të metaleve të rralla destinuar për eksport. SHBA-të pohojnë, se kufizimi i këtyre resurseve nga Kina, përfshirë volframin dhe molibdenin, ka çuar në rritjen e çmimeve në treg. Padia në BTO mori mbështetje edhe nga BE-ja dhe Japonia.

Të enjten Kina i hodhi poshtë këto akuza. Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Tregtisë Shen Danjan deklaroi, se nuk bëhet fjalë për kufizim të lirisë së tregtisë. Kina po vë rregull në kuotat për eksport për të mbrojtur natyrën, mbasi prodhimi i metaleve të rralla përcillet me një ndikim negativ të madh mbi mjedisin. Përpos kësaj, në këtë mënyrë vendi përpiqet të ruajë resurset e tij të papërtëritshme.

Ekspertët rusë mendojnë, se debati është krejtësisht i zgjidhshëm në rrafshin e BTO-së. SHBA-të dhe Kina kanë partneritet të fuqishëm ekonomik dhe tregtar me njëra-tjetrën, prandaj ato nuk janë të interesuara për përshkallëzimin e  mëtejshëm të kontradiktave, edhe ashtu të mprehta, vëren Ludmilla Boni, analiste e Institutit të Lindjes së Largme, pranë Akademisë Ruse të Shkencave:

- Konkurenca dhe rivaliteti midis tyre është i pranishëm gjithë kohën, herë duke ulur gradacionin e herë duke e rritur atë. Mendoj, se nuk do të ketë luftë tregtare ndërmjet tyre.

Ndërkohë, vetë problemi i përftimit të metaleve të rralla, gjithnjë e më shumë po merr karakter gjeopolitik. Sepse ato shfrytëzohen në komponentë nyje të elektronikës dhe në fushën ushtarake. Veç kësaj, metalet e rralla dhe derivatet e kombinuara prej tyre aplikohen gjatë prodhimit të motorëve hibridë dhe akumulatorëve të baterive për automobilët elektrikë. Ja përse, vitin e kaluar Kina dhe Japonia, njëmend, që u ndodhën në prag të një lufte tregtare të re, kur prodhuesja e fuqishme botërore e metaleve të rralla, kompania kineze Baotou Steel Rare-Earth Group, ndërpreu përkohësisht përpunimin e tyre, që të mos lejonte një rënie te re të çmimeve botërore. Në Japoni eksportohet më shumë se 90% e prodhimit kinez të këtyre resurseve. Incidenti, vetëm sa e shtyu gjigandin e prodhimit të automobilave “Toyota” të afrojë afatet e përfundimit të motorit hibrid induktiv për automobilat pa metale të rralla në përbërje të tyre. Përpunimi dhe vënia në punë e këtij motori e dobëson varësinë e Japonisë nga importi i resurseve. Por problemi i përdorimit të tyre, si një levë e presionit politik nuk ka rënë poshtë. Dhe, me sa duket, në lidhje me këtë, shpjegohet kryesisht, ankimimi i SHBA-ve, BE-së dhe Japonisë ndaj Kinës në BTO.

Konstantin Garibov