Nëse Izraeli do të marrë vendimin për të sulmuar objektet bërthamore në territorin e Iranit, kundërpërgjigja do t’i jepet atij në mënyrë të plotë. Për këtë deklaroi sot Ministri i Jashtëm iranian Ali Akbar Salehi në intervistën e vet dhënë Kanalit televiziv danez TV2.

0“Në qoftë se Izraeli do ta bëjë ndonjëherë një gabim të tillë, ky do të jetë fundi i Izraelit, - tha ai. - Dhe këtë ata e dinë fort mirë”. Ministri i Jashtëm iranian theksoi, se Irani nuk po kërkon konfrontim me askënd, por vendi është i përgatitur megjithatë për luftë. “Unë nuk do të hyj në detaje të thella, por dua të them se ne do të përgjigjemi me gjithë potencialin tonë”, - paralajmëroi ai.