Rusia do të mbështesë në mënyrë të gjithanshme Bjellorusinë në rastin e forcimit të sanksioneve politike dhe ekonomike kundër Minskut nga ana e Bashkimit Evropian, deklaroi Zëvendëskryeministri rus Dimitri Rogozin.

0“Kjo çështje nuk është e lidhur vetëm me bashkëpunimin tekniko-ushtarak. Ky është përgjithësisht bashkëveprim ndërqeveritar. Por unë mund të them një gjë: ne nuk do të lejojmë fyerjen e kolegëve tanë bjelllorusë nga kushdo qoftë”, - tha Dimitri Rogozin gjatë një takimi me Zëvendëskryeministrin bjellorus Vladimir Simashko.