Ish Senatori amerikan Rick Santorum të martën fitoi në zgjedhjet e ndërmjetme në mesin e republikanëve në dy shtete - Alabama dhe Mississippi.

Jo fort të suksesshme dolën rezultatet e zgjedhjeve paraprake për liderin e garës elektorale, ish Guverantorin e Massachusetts Mitt Romney. Ai arriti të fitojë 28% të votave në Alabama dhe 30% të votave në Mississippi.

0Në mënyrë që të bëhet kandidati i vetëm nga Partia Republikane çdonjëri nga pretendentët aktualë ka nevojë të sigurojë  votat e 1144 delegatëve. Kongresi do të mbahet në fund të gushtit në Florida, kurse zgjedhjet presidenciale në SHBA do të zhvillohen më 6 nëntor të vitit 2012.