Përmbyset pas përplasjes një autobus turistik në Zvicër, duke sjellë si pasojë vdekjen e 28 pasagjerëve, njofton Zyra telegrafike zvicerane Schweizerische Depeschenagentur me referim tek raportet e policisë. Sipas të dhënave paraprake në mesin e  të vdekurve janë 22 fëmijë. Edhe 24 fëmijë të tjerë kanë marrë plagë e trauma të shkallëve ndryshme të rrezikshmërisë.

0Aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Sierra, në kantonin e Wallis. Sipas njoftimeve të mediave lokale, autobusi, me të cilin po udhëtonin turistët nga Belgjika, u përplas me një xhep të sigurisë në tunel.