Në vitin 2011 investimet e huaja direkte në ekonominë ruse arritën në nivelin para krizës. Për këtë u fol në takimin e Kryeministrit Vladimir Putinit dhe President i zgjedhur i Rusisë me kreun e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Elvira Nabiulina.

Situata me investimet në ekonominë ruse gjatë vitit të kaluar nuk ishte e thjeshtë. Pjesërisht, prej situatës së paqetë në tregjet e naftës (nga konflikti iranian), si edhe nga tensionimi politik në vend. Në prag të zgjedhjeve presidenciale një pjesë e investitorëve vendosi të garantojë vetëveten dhe të përmbahet nga lëvrimi i mjeteve, që ishin gati për finacimin e projekteve ruse. Por ky proces që goditi, në radhë të parë, degën e naftës u barazpeshua nga rrjedha e të hyrave aktive në degën e konsumit. Për shembull, u lidh marrëveshja mbi blerjen e kompanisë ruse “Bim-bil-dan” nga ana e gjigantit PepsiCo, ndërsa koncerni rus “Kalina” u përftua nga njëri prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të mallrave të konsumit të gjerë Unilever. Shuma përmbledhëse e investimeve të huaja në të gjithë sektorët përbënte 52 miliardë dollarë. Sa për krahasim, në vitin 2010 ky tregues barazohej me 43 miliardë dollarë. Nabiulina premtoi, se për këtë vit investimet nuk do jenë më të pakta. Popullaritet më të shumtë për investitorët do të kenë tre sektorë, mendon analisti i pavarur, Anton Safonov:

- Në lidhje me çmimet e larta të naftës dhe rënien e risqeve politike, në radhë të parë, rradhitet sektori i naftës dhe i gazit. Investitorët kanë mundësinë t’i kushtojnë vëmendje hyrjes së kapitalit të kompanive të mëdha, përderisa ata duhet të kenë leverdi të madhe nga kjo. Gjithashtu, për investitorët ngjallin interes kompanitë e sektorit të konsumit, sepse kjo degë e tregut rus ndodhet akoma në stadin e zhvillimit dhe ekziston mundësia e përftimit të një hiseje të madhe. Nuk duhet harruar, se me gjendjen e ekonomisë në nivel të lartë, sektori i ndërtimit do të ketë pozicione të mira. Tani për tani, në treg vërehet një defiçit i ndërtimeve të reja dhe nuk përjashtohet, që disa kompani mund të duan të ndërtojnë në territorin e Rusisë.

Është gjithashtu shumë e rëndësishme, që veç investimeve të huaja direkte në Rusi vitin e kaluar, në mënyrë aktive filluan të ktheheshin në vend kapitalet e kompanive ruse. Ndërsa nga 52 miliardë dollarë, 40%  të tyre e përbëjnë riinvestimet, domethënë mjetet finaciare, të cilat kompanitë e huaja i fituan në territorin e vendit tonë. Nga njëra anë, kjo flet për atë, që tashmë funksionon xhiroja e kapitalit. Nga ana tjetër, që ekziston potenciali për rritjen e sasisë së investimeve të reja.

Anastasia Pershkina