Një familje norvegjeze gjeti një copë meteoriti, i cili ra mbi çatinë e shtëpisë së saj në Oslo, njoftoi gazeta “Verdens Gang”.

Sipas fjalëve të ekspertëve, guri me peshë 585 gramë mund të jetë shkëputur nga meteoriti që fluturoi mbi Norvegji më 1 mars. Ai paraqet në vetvete një shtresë shumë të rrallë minerare të quajtur “breccia”, e cila përbëhet nga fragmente të çimentosura të një apo më shumë shkëmbinjve.