Helikopteri ushtarak Ka-52 “Aligator” u rrëzua në rajonin e Tver-it, njofton Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Si rezultat i aksidentit njëri pilot u vra, kurse tjetri u plagos rëndë. Helikopteri u gjet më 08:45 të mëngjesit, sipas orës së Moskës, 10 kilometra larg aerodromit Torzhok.

0Ka-52-, i njohur si “Aligator”, është një helikopter luftarak rus. Ai destinohet për kryerjen e operacioneve të zbulimit në terren, për përcaktimin e objektivave dhe koordinimin e veprimeve të grupit të helikopterëve sulmues, të aftë për të asgjësuar teknikën e blinduar dhe jo të blinduar ushtarake.