Presidenti i Bolivisë Evo Morelas doli në mbrojtje të bimës së coca-s në sesionin e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Drogat Narkotike. Ai u ngjit në tribunë me gjethe coca në duar dhe me mostrat e produkteve të ndryshme të prodhuara nga kjo bimë.

“Unë kërkoj nga të gjitha vendet, gjithë organizatat ndërkombëtare për të kontribuar në korrigjimin e një gabim historik, - iu drejtua Evo Morales pjesëmarrësve të sesionit, duke i bërë thirrje për ta përjashtuar coca nga lista e bimëve të ndaluara.

0“Prodhuesit e gjetheve të coca-s nuk janë narkomafia, konsumatorët e coca-s nuk janë të varur nga droga dhe vetë gjethja e bimës së coka-s në gjendjen e vet natyrale nuk është kokainë”, - deklaroi Presidenti i Bolivisë, i cili e konsideron bimën e coca-s jo drogë, por pjesë të kulturës së Andeve.